Arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Goditet një veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike nga Gjermania në Shqipëri. Operacioni policor i koduar “Luxury Cars”, ka çuar në pranga një person i cili trafikonte automjete të vjedhura, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër shtetas, si përkrahës i autorit në trafikimin e automjeteve.

Policia thotë se “falë një pune të mirëorganizuar nga burime të ndryshme operative, rezultoi se më datë 13.07.2019, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas, një automjet i tipit “Lamborghini Huracán”. Ky mjet nga shteti gjerman më datë 30.07.2019, është deklaruar i vjedhur.

Shërbimet e Policisë pas kotrolleve të kryera, kanë konstatuar autmojetin dhe menjëherë bën bllokimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Stuttgart të Gjermanisë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Policia shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpunëtor).

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Lamborghini Huracán”, i cili ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro.

Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./21Media