Investoi 70 mijë euro për një kompani të autobusëve

Investoi 70 mijë euro për një kompani të autobusëve

Një bashkatdhetar nga Komuna e Skënderajt, ka ardhur nga perëndimi për të investuar rreth 70 mijë euro në Kosovë, për të hapur një kompani të autobusëve për nevojat e banorëve duke ua mundësuar linjat e transportit Skënderaj – Istog – Prishtinë me një pagesë 2.5 euro.

Mërgimtari, Hysen Rrustemi së bashku me disa banorë të Skënderajt sot kanë dalë për të protestuar sot para Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar lejimin e linjave në këto qytete. Pasi siç tha Rrustemi vetëm Skënderaj nuk ka linjë që e lidhë me Istogun.

Në një prononcim për media, bashkatdhetari ka treguar se si para tre vjet e gjysmë i është premtuar që do t’i lejohej një linjë e tillë duke u stimuluar që të investojë rreth 70 mijë euro, ndërsa sot nuk ia kanë dhënë tenderin.

Ai i dëshpëruar u shpreh se ka qenë në kontakt me drejtorin e Ministrisë së Infrastrukturës duke i thënë se kjo ide është e mirë se ardhur.

“U shpall tenderi, kompania ime mbeti gojë-hapur. Pas tri vjetësh shkova te ministri i Infrastruktuës, ata më thonë se drejtori ka gabuar. Neve ministria na dedikoi tri linja të reja, por më vonë i shpallën dy linja”, tha ai duke treguar se kanë konkuruar edhe për ato dy linja.

“Konkurum me dy vija, diku 10 kompani nuk konkuruan por, u ankuan”, tha ai duke shtuar se këto linja nuk iu dhanë asnjë kompanie.

Ai në fund kërkoi përgjigje pse një person vjen nga perëndimi të investojë në Kosovë.

“Vetëm manipulime të vetë shteti dhe vetë ligjit. Ma kthejnë përgjigjen që këto rrugë janë të mbuluara. Si është e mundur kur vetë shteti hap tender për këto rrugë dhe pastaj thonë janë të mbuluar”, u shpreh Rrustemi duke thënë se është i zhgënjyer./21Media