Merita uron pëllumbeshën e saj

Merita uron pëllumbeshën e saj

Sot është një ditë e veçantë për moderatoren e njohur Merita Sekiraqa- Malushi.

Kjo pasi vajza e saj Nina sot feston datëlindjen e dytë, shkruan rtv21.tv

Në këtë ditë të veçantë, Merita ka përzgjedhur fjalët më të ëmbla për gëzimin e parë të familjes.

Shpirti i shpirtit tem sot u bë 2 vjeçe. Nina jem, paç veç gëzime pëllumbeshë”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë së vajzës.

Nuk kanë munguar as urimet e familjarëve dhe miqve të Meritës, të cilët e kanë uruar Ninën për shumë vjet jetë dhe shëndet.

Nina tashmë është bërë e njohur për publikun, sidomos për adhuruesit e moderatores. Pasi kjo e fundit shpeshherë publikon fotografi të vogëlushes në rrjetet sociale, ku padyshim në sy gjithmonë bien sytë e saj ngjyrë qielli./21Media