“Merituam tri pikë”

Dëshpërohet Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane nuk ka fshehur pakënaqësinë me barazimin e ekipit të tij kundër Atletico Madrid, me rezultat 1:1

“Pesë minuta para përfundimit mbetëm pa koncentrim. Nuk mund të them se Atletico luajti mirë. Kemi merituar më shumë se një pikë”, ka thënë ai.

Ballafaqimi mes dy rivalëve madrilen në ‘Bernabeu’, ka dhënë lojë mjaft të mirë nga të dy skuadrat që në fund u desh të kënaqen vetëm me nga një pikë.

“Nuk kemi luajtur mirë në pesë minutat e fundit, është dashur të mbrohemi më mirë, nuk ishte vetëm Griezmman që iku. Barazimi është i qartë se kemi humbur dy pikë. Jam i dëshpëruar”, ka thënë trajneri i Realit.

Reali që nga fillimi i pjesës së dytë e deri në fund të takimit ishte në epërsi, me golin e Pepe, por Antoin Griezzman në minutën 85 barazoi shifrat në 1:1, që ishte edhe rezultati përfundimtar, në derbin e javës së 30-të të La Ligës.

Pavarësisht barazimit, Real Madrid mbetet në krye të tabelës më 72 pikë, tri më shumë së Barcelona e cila sonte luan kundër Malagës, kurse, Atletico ngjitët në vendin e tretë më 62 pikë.

Në rast fitoreje, Barcelona do të barazohet me pikë të njëjta me Realin në krye të tabelës./21Media

Back to top button