Merkel: Berlini synon avancimin e tregtisë së lirë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë të ditura planet për avancim të mëtutjeshëm të tregut të lirë

Gjermania dëshiron që gjatë kryesimit të Grupit 20 të vendeve më të mëdha të ekonomisë të arrijë përparim në planin e avancimit të tregtisë së lirë dhe fer, dhe do të tentojë që të arrijë pajtim të gjerë për tregje të hapura në samitin e liderëve të G20 muajin e ardhshëm, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo megjithatë ka paralajmëruar se kjo nuk do të kalojë edhe aq lehtë me presidentin amerikan Donald Trump, transmeton Reuters./21Media

Back to top button