Merkel  pret në Berlin kryeministren daneze

Merkel  pret në Berlin kryeministren daneze

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrja danez Mette Frederiksen qëndruan sot ulur gjatë intonimit të himnit në Berlin, një ditë pasi Merkel pësoi dridhje në një ceremoni të ngjashme.

Merkel nuk tregoi asnjë shenjë të shëndetit të keq sot, por ajo qëndroi e  ulur me mysafiren para ndërtesës së Qeverisë në Berlin, gjë që poashtu  është e pazakontë dhe kundër protokollit gjatë nderimeve ushtarake dhe shtetërore.

Kancelarja dje pësoi dridhjen e tretë derisa qëndronte me kryeministrin e Finlandës Antti Rinne.

Sot Merkel tha se duhet të kujdeset për shëndetin e saj pasi u trondit në tri raste gjatë ngjarjeve publike.

Së pari, mund të kuptoni se unë jam e vetëdijshme për përgjegjësinë e punës sime. Unë sillem me përgjegjësi kur është në pyetje shëndeti im”, u tha Merkel gazetarëve kur u pyet për shëndetin e saj në një konferencë shtypi me kryeministren daneze.

Unë personalisht jam e interesuar të jem mirë dhe brengosem për shëndetin tim“, tha tutje kancelarja, e cila do të festojë ditëlindjen e 65-të javën e ardhshme./21Media