Shkak i kësaj dridhjeje thuhet të jetë dehidrimi

Shkak i kësaj dridhjeje thuhet të jetë dehidrimi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është parë duke u dridhur sot kur priti në takim presidentin e Ukraninës, përgjatë dëgjimit të himneve të dy shteteve.

Merkel priti në Berlin presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përcjell rtv21.tv

Temperaturat në Gjermani shënonin rreth 30 gradë Celsius, dhe për këtë dridhje, kancelarja gjermane ka thënë se ishte shkak i dehidratimit. “Kam pirë tri gota me ujë, kështu që jam mirë”, tha ajo. Përderisa, presidenti i Ukrainës ka thënë se do t’i vinte në ndihmë nëse do të ishte e nevojshme. “Ajo po qëndronte afër meje dhe ishte e sigurt”, tha ai./21Media