E konfirmon letra nga Kancelarja gjermane

E konfirmon letra nga Kancelarja gjermane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dërguar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj një letër në lidhje me kërkesën e tij për ta ndihmuar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Interpol”.

Këtë letër Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social “Facebook” duke thënë se Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Haradinaj./21Media