Merkel e Putin flasin për koordinimin e veprimeve në Siri

Merkel dhe Putin diskutuan edhe për formimin e komitetit kushtetues për Sirinë

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë të cilës kanë koordinuar përpjekjet për paqe në Siri, njofton Kremlini.

“Është shprehur dëshirë për të avancuar procesin politik në koordinim të ngushtë me Kombet e Bashkuara, në mënyrë që të zgjidhet kriza siriane në periudhë afatgjatë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Kremlini.

Merkel dhe Putin kanë diskutuar edhe për formimin e komitetit kushtetues për Sirinë, i cili do të punojë në hartimin e kushtetutës së re për shtetin e shkatërruar nga lufta. Bëhet e ditur se në këtë bisedë telefonike kanë përsëritur çështjet e diskutuara në një bisedë tjetër telefonike të zhvilluar në fund të muajit dhjetor, të vitit të kaluar si dhe në samitin e mbajtur në muajin tetor në Stamboll, me pjesëmarrës, Rusinë, Gjermaninë, Turqinë dhe Francën.

Kjo bisedë vjen pas situatës së paqartë që është krijuar prej kur Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për tërheqje të trupave ushtarake nga Siria.

Back to top button