Akuzon socialdemokratët për koncepte të vjetra

Akuzon socialdemokratët për koncepte të vjetra

Në fillim të fushatës parazgjedhore Merkel ngriti akuza të rënda ndaj socialdemokratëve dhe kundërhstarit të saj për postin e kancelarti, Martin Shulc. Socialdemokratët i vlerësoi si të prapambetur, shkruan rtv21.tv

“Dhe nëse ne shikojmë socialdemokratët, atëherë ata janë ende në të kaluarën. Ata janë dne në të kaluarën. Ata flasin për drejtësi por harrojnë  se drejtësinë pa risi nuk është e mundur. Për të miratuar të ardhmen, shikoni në të ardhmen, jo për të përmirësuar papunësinë, por për  t`i  punësuar njerëzit dhe për ti mbajtur ata në punë . Kjo është motoja jonë “, ka thënë Merkel në tubimin paraelektoral.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel akuzoi Social Demokratët edhe për modelin e vjetëruar të drejtësisë.

“Ata flasin për drejtësi, por harrojmë se drejtësia pa risi nuk është e mundur”, tha Merkel. Vërejtjet e saj ishin të drejtuara sifiduesit për kancelar, Martin Schulz, i cili shpesh ka trajtuar çështjen e drejtësisë sociale dhe drejtësinë./21Media