Merkel vizitoi këtë kamp për herë të parë

Merkel vizitoi këtë kamp për herë të parë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitoi kampin Aushvic në Gjermani. Në disa video incizime shihej Merkel në një situatë të pakëndshme, i humbi ekuilbri i trupit gjatë vizitës së saj për herë të parë në këtë kamp.

Pamjet treguan se derisa ajo po kthehej, pasi vuri kurora në një mur të mëparshëm ekzekutimi, humbi ekulibirin, thuajse për pak u rrëzua. Mirëpo, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ia mbajti dorën asaj, transmeton rtv21.tv

Të tjerët që qëndronin aty afër nxituan të kontrollojnë se a ishte në rregull para se të vazhdonin me vizitën.

Vizita e parë e saj në këtë qendër, simbol i Holokaustit, ndodhi në momentin kur partia e djathtë që ndodhet që prej dy vitesh në Bundestag, mbështet fundin e kulturës së pendimit.

“Të kujtohesh për krimet, të përmendësh autorët e tyre dhe të bësh një homazh të denjë për viktimat është një përgjegjësi që nuk ndalet kurrë. Kjo është e panegociueshme dhe e pandashme nga vendi ynë. Të jesh i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi është një pjesë e identitetit tonë kombëtar”, theksoi kancelarja, drejtuesja e parë gjermane që viziton Aushvicin që prej vitit 1995.

Ishte e shoqëruar nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe nga një i mbijetuar i Aushvicit, Bogdan Bartnikowski, 87 vjeç, si dhe nga përfaqësuesit e komunitetit hebre./21Media