Merkel: Hamburgu G20 të përqendrohet në marrëveshjen e Parisit për klimën

Merkel shty vetën drejt përplasjes së drejtpërdrejt me Trump-in!

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se këtë vit Samiti i G20-ës do të përqendrohet në zhvillimin e çështjeve sa i përket marrëveshjes së Parisit për klimën – duke e shty vetën drejt përplasjes së drejtpërdrejt me Donald Trump-in.

Zonja Merkel në parlamentin Gjerman tha se ajo është e vetëdijshme që do të jetë e vështirë për t’i ndjekur vendimet e Zotëri Donald Trump-it që SHBA të largohet nga marrëveshja.

Sidoqoftë, ajo tha se trajtimi i ndryshimit të klimës mbetet prioritet për Europën.

Samiti i ekonomive më të mëdha në botë do të mbahet javën e ardhshme.

Varet nga Merkeli, si bartëse e Samitit, që të përcaktojë prioritetet në takimin vjetor, që do të mbahet në Hamburg.

Këtë vit, marrëveshja e Parisit për klimën, mbahet me qëllim për ta zvogëluar ndikimin e emetimeve të karbonit në mjedis, së bashku me ndihmën e vendeve që të përkushtohen në mbajtjen e temperaturave globale nën 2 gradë.

Zonja Merkel do t’u bashkohet udhëheqësve të tjerë duke përfshirë zotërin Trump, zonjën Theresa May, dhe presidentin e ri të Francës të sapo zgjedhur Emmanuel Macron.

Zotëri Trump, e largoi SHBA-në nga marrëveshja me 1 qershor, duke deklaruar se marrëveshja e Parisit ishte marrëveshje që kishte për qëllim ta pengojë, dëmtojë dhe shfuqizojë SHBA-në./21media

Back to top button