Merkel bën thirrje për vetëpërmbajtje

Merkel bën thirrje për vetëpërmbajtje

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar sot se në Lindjen e Afërme tash është “çështja e luftës dhe paqes”, dhe së bashku me kryeministrin francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për uljen e tensioneve në këtë rajon, pasi Irani natën e kaluar  goditi Izraelin.

“E dimë se përballemi me situatë jashtëzakonisht të komplikuar. Eskalimi në orët e fundit tregon se me të vërtetë janë në pyetje lufta dhe paqja, dhe unë mund t’iu bëj thirrje gjithë atyre që janë përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje “, tha Merkel në ceremoninë e ndarjes së çmimit Karli i Madh për presidentin e Francës.

Irani “sulmon” forcat izraelite në Lartësitë Golan