Merkel një ‘selam’ Serbisë për Kosovën

Merkel: Kosova kriter i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se forcimi i sundimit të ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën janë kritere të rëndësishme në përpjekjet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Këtë porosi ajo e ka dhënë në urimin e saj dërguar kryeministres serbe, Ana Brnabiq, me rastin e marrjes së detyrës zyrtare.

Sipas Merkel, Qeveria e Serbisë ndodhet para sfidave të rëndësishme./21Media

Back to top button