Kancelarja gjermane, Angela Merkel është duke u përballur sot me një rebelim në partinë e saj, CDU

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është duke u përballur sot me një rebelim në partinë e saj, CDU

Anëtarët e lartë të partisë kanë vendosur ta mbështesin ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, një konservator bavarez, i cili kërkon politika të reja ndaj emigrantëve.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer do të paraqiste sot një “master-plan për emigrantët”.

Siç shkruajnë mediat gjermane, ky plan ka ngjallur mospajtime në momentin e fundit mes kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Brendshëm, dhe për këtë është shtyrë prezantimi i planit për emigrantë.

Ministri Seehofer i CSU-së të Bavarisë, pritej të paraqiste një plan prej 63 pikash mbi emigracionin dhe rregullat e azilit ndaj palëve të tjera, por me sa duket nuk mund të merrte dritën jeshile nga kancelarja Angela Merkel, udhëheqëse e CDU-së.