Merkel përkrahë Britaninë

Dëshiron një Brexit të rregullt e me marrëveshje

Parlamenti britanik gjatë kësaj jave votoi kundër marrëveshjes së Bashkimit Evropianë me ligjvënës britanikë, duke çrregulluar procesin e daljes nga blloku, që pritet të ndodhë pas rreth 10 javësh.
Kancelarja Angela Merkel është shprehur e interesuar që ky process të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Do të punoj deri në ditën e fundit për të gjetur një zgjidhje me një marrëveshje për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, dhe do të punoj që të kemi marrëdhëniet më të mira. Britania e Madhe është pjesë e Evropës, dhe duhet të jetë partner i Evropës në të ardhmen. Ne gjithashtu kemi një detyrë për ta respektuar vendimin e Britanisë për të mos qenë pjesë e BE-së, por kemi edhe përgjegjësi për ta formësuar këtë proces divorci”

Merkel më herët ka deklaruar se i takon kryeministres britanike Theresa May që tregojë se ku e sheh procesin për të ardhmen./21Media

Back to top button