Merkel: Rruga e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së është e hapur

Parlamenti grek dje i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është e kënaqur me tejkalimin e mosmarrëveshjes që zgjati me dekada për emrin Maqedoni.

“Ky është lajmi rëndësishëm që ka lidhje me luftën dhe paqen, por edhe me stabilitetin”, deklaroi kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në mbledhjen e CDU-së.

Merkel në mënyrë aktive që nga samiti i NATO-s në Bukuresht para më shumë se një dekadë po bën përpjekje për gjetjen e mënyrës që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës dhe të anëtarësohet në BE.

“Tani, me marrëveshjen e Prespës, rruga e Maqedonisë është e hapur”, vlerësoi Merkel,  duke shtuar në kaq shumë krizë ndërkombëtare mendohet se asgjë nuk shkon përpara.

Parlamenti grek dje i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës, duke e miratuar me 153 vota pro. Votimi i dha fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin.

Marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian./TV21

Back to top button