Merr flakë dera e kryeministrisë

Protesta në Shqipëri e nisur prej orës 11:00 vijon para kryeministrisë

Herë pas here protestuesit kanë hipur në shkallët e kryeministrisë, kanë dëmtuar derën e kryeministrisë dhe instalacionet. Ndërkohë drejt tyre është hedhur gaz lotsjellës madje edhe nga tarraca. Ndërsa më herët u hodh dhe ujë drejt protestuesve për t’i zmbrapsur.

Rreth orës 15:00 protestuesit u përpoqën ti vënë flakën dyerve të kryeministrisë, ndërsa nga brenda ndërtesës u përpoq të shuhet.

Vijon të përdoren dhe tymuese dhe gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur. Policia vijon thirrjet me megafon se veprimet që po bëni përbëjnë vepra penale./Oranews

Back to top button