Zyrtarët e linjës kërkuan të mos bëhet panik

Zyrtarët e linjës kërkuan të mos bëhet panik

Motori i një aeroplani të pasagjerëve “Boeing 737” që fluturonte nga linjat ajrore të Moskës në Makhachkala është kapluar nga një zjarr në pistë të mërkurën pak para nisjes në aeroportin Vnukovo.

Pasagjerët vunë re një shpërthim flakash jashtë avionit dhe pa pritur autorizimin e komandantit hapën derën e sigurisë duke u hedhur në krahun tjetër të avionit.

Ata thuhet se dolën nga aeroplani në krahun e djathtë, por u kthyen me kërkesën e ekuipazhit. Një pasagjer ka kapur pamjet e flakëve, transmeton rtv21.tv.

Linja ajrore tha se mosfunksionimi ishte shkaktuar nga një ndërprerje e rrjedhjes së ajrit.

“Situata është e rregullt, avioni është plotësisht operacional, asgjë nuk i kërcënon udhëtarët”, thanë zyrtarët e linjës ajrore, por shtuan se do të përdorin një avion tjetër për fluturimin në Makhachkala./21Media