Rahoveci pësoi humbje nga Cluj

Rahoveci pësoi humbje nga Cluj

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci pësoi humbje edhe në ndeshjen e kthimit kundër Cluj, në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup. Rahoveci humbi në Rumani me rezultat 91:47 dhe u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 189:120.

Rahoveci fitoi çerekun e parë dhe të fundit. Andrii Kalnichenko u dallua për vendësit me 17 pikë, kurse te Rahoveci u dallua Jure Gunjina me 14 pikë. Cluj ishte dukshëm favorite, madje shihet si një nga pretendentët për të fituar në këtë garë.

Kjo ishte paraqitja e parë e Rahovecit në garat evropiane./21Media