Konflikt ndërmjet disa personave

Konflikt ndërmjet disa personave

Një person është marrë peng në Kamzë të Shqipërisë pas një konflikti mes disa personave.

“Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt” informoi policia e Tiranës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Mësohet se në vendngjarje është gjetur dhe “automjeti i personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.”

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews