Nga sot ndryshon moti në Shqipëri

Nga sot ndryshon moti në Shqipëri

Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët, shtatori do të nisë më shi në Shqipëri. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, duke filluar nga sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta shiu në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre.

Temperaturat kanë pësuar ulje me disa gradë, duke bërë që në bregdet të shkojnë nga 21 deri në 30 gradë Celsius në vendet e ulëta 20 deri në 31 gradë Celsius në vendet malore 15 deri 28 gradë.