Aktorët gjejnë gjithmonë kohë për foto

Aktorët gjejnë gjithmonë kohë për foto

“Mos ma lësho dorën”, është seriali që po transmetohet në ekranin e RTV21.

Rrëfim krejt i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme e bëjnë këtë serial të pëlqehet nga publiku.

Pjesë e serialit janë edhe Alina Boz në rolin e “Azrës” dhe Alp Navruz në rolin e “Xhenkut”, të cilët janë aktorë ndër më të pëlqyerët në Turqi.

Por, vëmendjen më të madhe po e merr Yigit Kagan Yazici me rolin e tij të “Mertit”, shkruan rtv21.tv

Si duket aktorët gjatë xhirimeve gjithmonë gjejnë kohë të bëjnë fotografi me anë të cilave ndajnë momente nga prapaskenat e serialit për fansat e tyre.

Kështu ka vepruar “Merti”, i cili së fundmi në Instagram ka publikuar dy fotografi me “Xhenkun” të cilat shihen se janë realizuar gjatë xhirimit të serialit.

“Mos ma lësho dorën” transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media