Ngjarja ka ndodhur në Magadan, Rusi

Ngjarja ka ndodhur në Magadan, Rusi

Një arushë dhe i vogli i saj punuan shumë për t’u ngjitur në majën e një mali me borë, dhe kjo përvojë e hidhur ishte jetë a vdekje. Ngjarja ka ndodhur në Regjionin e Magadanit në Rusi, qershorin e këtij viti.

Kjo video ngjalli polemikë online, sepse droni që e filmoi këtë ngjarje iu afrua shumë arushës dhe mesa duket e frikësoi atë. Disa shikues besojnë që droni ishte arsyeja pse vogëlushi ra, transmeton rtv21.tv

Ziya Tong, një drejtoreshë bordi në WWC Kanadë e publikoi këtë video, me shpresën se kjo video do të ngjallë debat për praktika më të mira të xhirimit./21Media