Dafina shprehet se niveli kaosit në botë është jo real

Dafina shprehet se niveli kaosit në botë është jo real

Tërmetin i fuqishëm që ndodhi në Meksiko Siti, si pasojë e të cilit humbën jetën mbi 200 persona ka prekur emocionalisht edhe këngëtaren e njohur kosovare, Dafina Zeqirin, e cila po e zhvillon karrierën e saj në Amerikë, shkruan rtv21.tv

Ajo përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale ka bërë thirrje që njerëzit të luten dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Duke u lutur për të gjithë të prekurit në tërmetin e Meksikës. Niveli i kaosit në botë është jo real. Lutuni për botën, ndihmoni njëri-tjetrin. Dashuri”, ka shkruar Dafina.

Ndryshe, dy ditë më parë ”Duffy’e” ka publikuar këngën e re “Told ya”, e cila është në gjuhën angleze./21Media