"Së bashku mund t'ia dalim..."

“Së bashku mund t’ia dalim…”

Artistë të shumtë treguan se sa njerëzor dhe zemërgjerë janë në këto momente të rënda për Shqipërinë. Shqiptarët edhe njëherë e mirë e dëshmuan se sa të bashkuar janë në ditë të mira e të vështira.

Se bashkimi bën fuqi e thotë edhe Ermal Mamaqi, i cili sot dha një mesazh të fuqishëm. U shpreh se së bashku mund t’ia dalim, transmeton rtv21.tv

“Kurajo miq! Së bashku mund tia dalim! #united #unitedwestand #together #prayforalbania”, shkroi ai krahas fotografisë.

Ka shkuar në 51 numri i viktimave si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Tërmeti i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasuar nga qindra tërmete të tjera./21Media