Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain u ka kërkuar falje tifozëve për disfatën e pësuar nga Lazio

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain u ka kërkuar falje tifozëve për disfatën e pësuar nga Lazio

“Zonja e Vjetër” mbrëmë u mposht nga Lazio, me rezultat 3-2, në Superkupën e Italisë. Argjentinasi përmes një mesazhi në Instagram, u ka kërkuar falje tifozëve. Ai kërkon mbështetjen e tyre, dhe sipas tij, Juve do të ketë një sezon fantastik.

“Unë dëshiroj t’u kërkoj falje fansave për lojën dje. Ju meritoni më shumë se kaq. Unë e di se ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë, por ky është vetëm fillimi. Tani, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për dashurinë tuaj. Së bashku jemi më të fortë. Unë premtoj se do të jetë një vit fantastik dhe ju falënderoj për të qenë gjithmonë atje. Një përqafim i madh”, ka shkruar Higuain.