Votuan presidenti dhe zonja e parë

Votuan presidenti dhe zonja e parë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Thaçi tha se qytetarët duhet të votojnë për të mirën e tyre.

Dëshiroj t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme dhe të njëjtën kohë i ftoj që të dalin të votojnë. Të votojnë për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurt të Kosovës, për një jetë më të mirë për qytetarët, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie, për vende të punës dhe të gjitha të mirat. Urime të gjithëve”, tha presidenti.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Lumnijen, votuan në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë./21Media