Vjosa Osmani votoi e shoqëruar nga bashkëshorti

Vjosa Osmani votoi e shoqëruar nga bashkëshorti

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, votuan në Fakultetin Teknik.

Osmani tha se kjo është një ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës, shkruan rtv21.tv

“Besoj shumë që nëpërmjet një procesi të lirë dhe demokratik Kosova sot do të ketë arsye për të festuar. Shpresoj që gjithçka të ecë mbarë, që qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë nëpërmjet të cilës e përcaktojnë fatin e tyre, por edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe që gjithçka të shkoj pa asnjë presion dhe qytetarët të kenë mundësi që ta shprehin vullnetin e tyre të lirë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media