"Këpucët e dasmës tënde janë dhurata ime për ty..."

Loading...

“Këpucët e dasmës tënde janë dhurata ime për ty…”

Një grua ka thënë se ka mbetur e shokuar pas gjetjes së një mesazhi të fshehtë nën këpucët e saj të dasmës nga nëna e saj që kishte vdekur kohë më parë.

Nusja Emma, nga Kibworth Beauchamp në Leicestershire, u fejua në vitin 2016. Por një muaj më vonë, nëna e saj u diagnostikua me kancer. Ajo kishte shpresuar se nëna e saj mund të kishte marrë pjesë në martesën e saj, por ajo vdiq në vitin 2017, transmeton rtv21.tv.

Kur Emma pranoi javën e kaluar këpucët e saj martesore, ajo zbuloi se nëna e saj kishte paguar fshehurazi për ato këpucë.

Dhe poshtë këpucëve ishte një mesazh i habitshëm: Doja që ti të kesh një dhuratë nga unë në ditën tënde të dasmës. Këpucët e dasmës tënde janë dhurata ime për ty. Shpresoj që të keni një ditë magjike. Shumë dashuri dhe përqafime, Mami xxxx”.

Emma, 38 vjeç, e cila pritet te martohet me të fejuarin Richard në gusht, ka thënë: “Ka qenë kaq e vështirë që të planifikoj një dasmë pa e pasur nënën”.

Emma tha se mori këpucët me postë të shtunën. “Unë nuk kisha asnjë ide, i fejuari im e dinte për këtë. Ishte një tronditje”, tha ajo.

“Hoqa këpucën dhe pashë një pjesë të mesazhit dhe nuk mund të mendoj se kush do të ishte”, vazhdoi tutje ajo.

Ajo tha se kur e kuptoi se ishte nga mamaja e saj, filloi të qaj. “Isha absolutisht e shokuar, nuk munda të marr frymë, nuk mund të flisja”, u shpreh tutje ajo.

Pas ndarjes së tregimit të saj në Facebook, Emma tha se ajo mori shumë mesazhe të mbështetjes./21Media