Frenkie de Jong pret klubin që të përmirsohet për ta treguar vetën

Frenkie de Jong pret klubin që të përmirsohet për ta treguar vetën

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong u transferua këtë verë për 75 milionë euro. Ai pati një sezon të suksesshëm tek Ajaxi, të cilët arritën arritën të kualifikohen deri në gjysmëfinale.

De Jong thotë se nuk shqetësohet nga forma e tij për fillimin e sezonit që ka te klubi i tij i ri në Barcelonë, transmeton rtv21.tv.

Njerëzit besojnë se është e nevojshme të shtoni gola dhe asistime, por futbolli nuk është aq i thjeshtë. Unë nuk shqetësohem “, shtoi ai.

Ai është zotuar se do të përmirësohet gjatë këtij sezoni. Përderisa, De Jong ka filluar të luaj në të tre ndeshjet për gjigantët Katalan.

Unë jam i ri për ekipin dhe kam filluar në të tre ndeshjet pavarësisht faktit se kemi shumë mesfushorë. Por mendoj se mund të luaj më mirë sesa kam luajtur ndonjëherë në ligë deri më tani”, tha De Jong./21Media