Pas tërmetit në Shqipëri,

Pas tërmetit në Shqipëri,

Goditjet e njëpasnjëshme të tërmetit, i cili u ka marrë jetën dhjetëra nerëzve e ka kthyer Shqipërinë në kryefjalën e mediave botërore dhe jo vetëm.

Klube dhe lojtarë të rëndësishëm të futbollit botëror kanë shprehur solidarizimin e tyre.

Së fundmi, mesazh solidarizimi ka bërë edhe lojtari serb i Manchester Unitedit, Nemanja Matic. Në rrjetin social “Instagram”, mesfushori ka shkruar “Lutuni për Shqipërinë”, shkruan oranews.

Shqipëria në mëngjesin e sotëm është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Numri i i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 21, ndërsa raportohet për qindra të lënduar.

Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit, të cilat kanë ngushëlluar dhe mbështetur popullin shqiptar. Për tërmetin e sotëm, i cili u ka marrë jetën e dhjetëra njerëzve është shkruar edhe nga mediat prestigjioze botërore, CNN, BBC, The Guardian, etj.