Vardar gjendet në vendin e dytë, në grupin B

Vardar gjendet në vendin e dytë, në grupin B

Sot është luajtur ndeshja e xhiros së gjashtë, ndërmjet HC Vardar dhe HC Meshkov Brest, në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll.

Meshkov Brest vazhdon me formën e dobët, pasi në pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, ka vetëm një fitore dhe katër humbje. HC Vardar e dominoi të gjithë ndeshjen dhe në fund fitoi me rezultat 36:31.

Golashënuesi më i mirë për HC Vardar ishte Dainis Kristopans, me 9 gola. Ndërsa, golashënuesi më i mirë për HC Meshkov Brest ishte Mikita Vailupau, i cili po ashtu shënoi me 9 gola.

Vardar pas kësaj fitoreje, gjendet në vendin e dytë në grupin B. Ndërsa, Meshkov Brest renditet e shtata./21Media