Lojtari më i mirë në botë feston datëlindjen

Lojtari më i mirë në botë feston datëlindjen

Futbollisti i njohur argjentinas, Lionel Messi sot feston datëlindjen e 32-të.

Messi luan si sulmues në klubin spanjoll Barcelona si dhe në kombëtaren argjentinase.

Që nga mosha 21-vjeçare, Messi ka qenë i nominuar për të fituar “Topin e Artë” dhe “FIFA Lojëtari Botëror i Vitit”.

Sulumesi spanjoll këto çmime për herë të parë i fitoi në vitin 2009, duke vazhduar kështu dominimin e tij edhe me tre “Topa të Artë” në vitet: 2010, 2011 dhe 2012.

Ai në sezonin 2010/11 gjithashtu fitoi çmimin “UEFA Lojtari më i mirë në Evropë”. Në moshën 24 vjeçare, Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha kompedicionet.

Në moshën 25 vjeçare, Messi u bë lojtari më i ri që shënon 200 Gola në La Liga. Në Shtator 2014, Messi arriti shifrën e 400 golave me klubet dhe kombëtaren që në moshën 27 vjeçare.

Njohur gjerësisht si lojtari më i mirë në botë, Messi është vlerësuar nga shumë komentues, trajnerë dhe lojtarët si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.