Mësimdhënësi ngacmon seksualisht nxënësen në Pejë

I caktohet masa e paraburgimit

Një muaj paraburgim është caktuar për një mësimdhënës ë Pejë, i cili dyshohet se dje ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij.

“Me datë 27.12.2019, rreth orës 07:20 minuta, në Pejë, në kabinetin e shkollës, i pandehuri XH.J fillon që t’a prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vie në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas Gjykatës, me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale sulm seksual./21Media

Back to top button