Aktori Mensur Safqiu është shoqëruar në polici gjatë mëngjesit të sotëm

Aktori Mensur Safqiu është shoqëruar në polici gjatë mëngjesit të sotëm

Kallxo.com mëson se Safqiu është shoqëruar nën arsyetimin se banorët janë ankuar pasi që ai e kishte bllokuar rrugën njëkahëshe me veturën e tij.

Pas marrjes së informatës, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku më pas është shoqëruar në polici për shkak të mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë.

Po ashtu Kallxo.com mëson edhe se Safqiut i është konfiskuar vetura pasi në të janë gjetur disa lëndë të lëngshme të dyshuara të cilat janë dërguar në laborator për analiza.

Mensur Safqiu është njëri ndër tre aktorët kryesorë të grupit të njohur të humoristëve kosovarë “Stupcat”.

Shoqërohet në polici Mensur Safqiu