Anglia përballë Kroacisë

Anglia përballë Kroacisë

Sot zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusia 2018”.

Anglia dhe Kroacia janë dy gjysmëfinalistët që do të synojnë të prekin finalen e madhe në takimin që do të fillojë në ora 20:00.

Kroacia e Modric dhe Rakitic vjen pasi eleminoi me penallti Rusinë, kurse Anglia pasi eleminoi Suedinë me rezultatin 2-0. Më favorit shikohet kombëtarja angleze pas rezultateve më të mira të marra ne ndeshjet me eleminim.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në favorizimin e Anglisë është edhe fakti që Kroacia dy ndeshjet e para është kualifikuar me penallti, që i bie të ketë luajtur më shumë se kombëtaret e tjera.

Franca është finalisti i parë, pasi mbrëmë ka mposhtur Belgjikën me rezultat minimal 1-0.