Nënshkruhet marrëveshja

Nënshkruhet marrëveshja

Anthony Joshua do të ndeshet me Kubrat Pulev në stadiumin e Tottenham Hotspur, të shtunën, më 20 qershor. Bullgari Pulev konfirmoi të hënën luftën kundër kampionit botëror britanik.

“Marrëveshja është nënshkruar tashmë zyrtarisht.”, shkroi në Facebook 38-vjeçari, ish-kampion amator evropian i super-peshave të mëdha. “Jam i lumtur që do t’i tregojë botës se sa i fuqishëm jam”, u shpreh Pulev më tej, transmeton rtv21.tv

Më 8 dhjetor u zhvillua rimeçi në boks mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr, të cilin e fitoi Anthony Joshua. Ky i fundit premtoi se do ta bëjnë edhe meçin e tretë./21Media