Rikuperimi i tij do të zgjasë nga 7-9 muaj

Rikuperimi i tij do të zgjasë nga 7-9 muaj

Lojtari i kombëtares së Kosovës dhe ekipit francez “Stade de Reims”, Arbër Zeneli, do të jetë jashtë fushës së gjelbër për 7 deri në 9 muaj pas lëndimit në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht ekipi i tij “Stade de Reims”.

Përmes një postimi në Twitter, ata kanë njoftuar se Zeneli e ka këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Malit të Zi. Sipas ekipit mjekësor, rikuperimi i tij do të zgjas nga 7 deri në 9 muaj.

Goditje e rëndë për ‘Stade de Reims’ dhe mesfushorin Arbër Zeneli. I lënduar gjatë kualifikimeve për EURO 2020 përballë Malit të Zi, ka pësuar këputje të ligamenteve të gjurit. Vendimi i është konfirmuar stafit mjekësor të ekipit. Ai do të mungojë 7-9 muaj. Kurajo Arbër”, thuhet në njoftimin e ekipit.

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një pikë nga barazimi 1 me 1 në fushën e Malit të Zi. Seria prej 14 ndeshjeve pa humbje e Kosovës ka vazhduar edhe ndaj kombëtares së Bullgarisë. Kosova ka arritur ta mposhtë Bullgarinë si mysafire, me rezultat 3 me 2.

Tashmë Kosova radhitet e treta në grupin A, pas Anglisë dhe Republikës së Çekisë. Pas tri ndeshjeve, Kosova ka grumbulluar gjithsej 5 pikë.

Loja e ardhshme e Kosovës do të zhvillohet ndaj Republikës së Çekisë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 7 shtator./kallxo