Koha e detit kaloni andaj mos kini frikë

Koha e detit kaloni andaj mos kini frikë

Peshkaqenët janë gjetur në të gjitha detet dhe janë të zakonshëm në thellësitë e 2 mijë metrave. Ata përgjithësisht nuk jetojnë në ujëra të  ëmbla edhe pse ekzistojnë disa përjashtime të njohura, të tilla si peshkaqenët demë dhepeshkaqenët e lumit, të cilët mund të mbijetojnë dhe të gjenden si në ujin e detit ashtu dhe në ujëra të ëmbla. Sot do t’ ju njoftojmë me disa nga llojet e peshkaqenëve më vdekjeprurës.

Ekziston një listë me peshkaqenët më të rrezikshëm në të gjithë botën, shkruan rtv21.tv

Vendi i parë kryesohet nga peshkaqeni i madh i bardhë që njihet për 314 sulme në të gjithë botën sipas muzeut të Floridas.

Vendin e dytë e mban peshkaqeni tigër me 111 sulme anë e mbanëbotës.

Vendin e tretë e mban peshkaqeni dem me 100 sulme. Ndërsa peshkaqeni kokëçekan njihet me 17 sulme.

Në thuajse dy shekuj, rreth 97 përqind e peshkaqenëve oqeanikë janë zhdukur, një dëmtim evident për ambientin dhe për njerëzit, duke parë rëndësinë e tyre për ekuilibrin e ekosistemit. Në shumë vende i vrasin në mënyra mizore.

Fama e keqe e grabitqarit ka nisur të përhapet pikërisht nga Amerika, në verën e vitit 1916, kur nga 1 deri në 12 gusht katër persona humbën jetën, pasi u sulmuan nga peshkaqenët përgjatë bregut të New Jersey. Psikoza që shpërtheu atëherë, qëndroi e pandryshuar edhe sot një shekull më pas, edhe pse sulmet ndaj njeriut janë të rralla, duke shkaktuar mesatarisht katër apo pesë viktima në vit./21Media