Çdo veprim i njeriut tregon diçka për karakterin e tij

Çdo veprim i njeriut tregon diçka për karakterin e tij

Një detaj që tregon shumë për karakterin e njeriut është gjatësia e flokëve. Mësoni se çfarë tregon për personalitetin tuaj gjatësia e flokëve që keni.

Flokë të shkurtra
Jeni një person social që krijoni miqësi të reja shumë shpejt. Përveç se shumë i afrueshëm, ju jeni edhe një person shumë flirtues në fakt. Ju vazhdimisht ndryshoni punë, pasi adhuroni të njihni njerëz të rinj. Një veçori e mirë e juaja është që ju i bëni ballë çdo problemi, dhe keni besim në veten tuaj.

Flokë të shkurtra që nuk arrinjë tek supi
Jeni një person që thoni gjithmonë të vërtetën sado mund të lëndohet dikush. Ju gjithmonë arrini t’i ndani gjërat profesionale nga ato personale. Ju në përgjithësi jeni një person që pëlqeni aventurat, dhe rutina ju mërzit. Por kujdes ndonjëherë ju veproni pa u menduar gjatë.

Flokë të shkurtra deri tek supi
Keni një vetëvlersim për t’u admiruar. Jeni e vetëdijshme për të mirat që keni dhe i vini gjithmonë në dukje edhe para të tjerëve. Ju adhuroni të flisni, dhe gjithmonë jeni energjia e një grupi. Sfidat për ju janë motivi i çdo dite.

Flokë të gjatë ose super të gjatë
Jeni një person i kujdesshëm, i duruar dhe ëndërrimtar. Në dashuri ju jepni çdo gjë, por gjithashtu jeni edhe shumë selektiv në zgjedhjen e partnerit tuaj. Ju luftoni për ëndrrat tuaja, dhe çdo gjë që për njerëzit e tjerë duket e pamundur ju e bëni realitet./21Media