Një gotë në ditë dhe do të ndiesh një organizëm të normalizuar dhe të pastruar nga toksinat

Një gotë në ditë dhe do të ndiesh një organizëm të normalizuar dhe të pastruar nga toksinat

Një grup studiuesish në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se edhe doza të vogla të lëngut të panxharit të sheqerit të konsumuara në mënyrë të përditshme, ndikojnë ndjeshëm në uljen e tensionit të gjakut. Hipertensioni është një sëmundje e rrezikshme që e rrit shumë mundësinë për të pësuar infarkt në zemër te njerëzit të cilët kanë probleme me të.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i 500 ml lëng panxhari ndihmon për të ulur tensionin e gjakut gjatë 24-orëshit. Ky rezultat i panxharit i atribuohet nivelit të lartë të nitratit brenda tij, një përbërës i rëndësishëm, i cili pas reaksionesh zinxhir në organizëm, nxit zgjerimin e enëve të gjakut, pra rrjedhjen e tij, duke e mbajtur kështu në nivele të ulëta tensionin.

Në rast se do ta përdorësh një përzierje të tillë çdo mëngjes, për tre muaj me radhë, rezultati do të jetë mahnitës.

Ky lëng forcon sistemin imunitar, fuqizon mushkëritë, parandalon sulmin në zemër dhe ul presionin e lartë të gjakut, bënë mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur, dezinfekton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun, e bën lëkurën më të shëndetshme dhe më të shndritshme, ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve.

Përgatitja: Merr një rrënjë panxhari të kuq, një karotë dhe një mollë. Laji mirë të tria së bashku, priti në copa pa ia hequr lëkurën dhe hidhi në shtrydhëse. Mund të shtosh edhe lëngun e një gjysme limoni për një shije më të freskët.

Një gotë në ditë dhe do të ndiesh një organizëm të normalizuar dhe të pastruar nga toksinat. Pija nuk krijon komplikacione në asnjë lloj organizmi, është një pije e mrekullueshme.