Dani Alves e cilëson Lionel Messin më të mirin në histori të futbollit

Dani Alves e cilëson Lionel Messin më të mirin në histori të futbollit

Ish-futbollisti i Barcelonës, ka dhënë një intervistë për FIFA TV, ku ka theksuar se Messi dhe Neymar janë dy lojtarët më të mirë në botë, duke e lënë anash Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, Alves ka thënë se portugezi është kundërshtari më i vështirë ndaj të cilit ka luajtur.

“Unë them se Messi është i miri i të gjitha kohëve pasi kam pasur mundësinë ta shoh teksa luan”, ka deklaruar Alves.

“Për lojtarët e tjerë të mëdhenj nuk mund të flas pasi nuk i kam parë”.

“Pas Messit vjen Neymar pasi të dy janë futbollistë spektaluar”, ka thënë në fund ai.

Alves këtë vit është transferuar te Paris Saint-Germain ku do të luajë së bashku me Neymar.