Gatti beson që Messi performon mirë vetëm në shtëpi

Gatti beson që Messi performon mirë vetëm në shtëpi

Ish portieri i Boca Juniors, Hugo Gatti beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi duhet të transferohet në Real Madrid, në mënyrë që të dëshmojë se ai është lojtari më i mirë në histori.

Gatti sugjeron që Messi, nuk do të jetë në gjendje të garojë me lojtarë si Cristiano Ronaldo, Diego Maradona dhe Pele pa e provuar veten te edhe në një klub tjetër.

“Ai duhet të ketë guxim të shkojë te Real Madrid dhe të arrijë sukses aty, siç bëri Cristiano. Përndryshe ai do të jetë vetëm një lojtar i thjesht. Messi performon vetëm kur ata e lënë të performoj. Është shumë e lehtë të performosh në shtëpi”, tha ai.

Messi, ka fituar gjashtë Ballons d’Or, duke shënuar 608 gola dhe duke regjistruar 247 asistime në vetëm 695 paraqitje për Barcelona. Ai po ashtu, e ka fituar çmimin golashënuesi më i mirë në La Liga, pesë herë./21Media