Messi deklarohet para gazetarëve në Jeddah

Messi deklarohet para gazetarëve në Jeddah

Lionel Messi ka shprehur keqardhje për, si i ka quajtur, “gabimet fëmijërore” të Barcelonës në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.

Në formatin e ri të kësaj gare të zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite, Blaugranët u eliminuan nga klubi kryeqytetas në duelin, në të cilin pati shumë polemika dhe u shënuan 5 gola.

Është e turpshme, bëmë lojë të shkëlqyer, pas një kohe të gjatë u ndiem sërish mirë, e kishim kontrollin, dominuan dhe sulmuam gjatë gjithë kohës. E lëshuam nga dora për shkak të gabimeve të caktuara kur Atletico ndihej i humbur, për më pak se 10 minuta e rikthyen lojën, të cilën ne është dashur ta mbyllnim me kohë. Dhemb sepse është një titull dhe ne donim të ishim në finale dhe të fitonim… Kemi bërë një hap përpara, përkundër humbjes, por jemi të vetëdijshëm se nuk i kemi bërë gjërat ashtu si duam, nuk duam t’i bëjmë këto gabime fëmijërore”, ka thënë Messi.

Në finalen e të dielës në Superkupën e Spanjës, Atletico do të përballet me rivalin lokal, Real Madridi.