Një festë e mrekullueshme për Mateon

Një festë e mrekullueshme për Mateon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, festoi ditëlindjen e djalit të tij të vogël Mateo,  bashkë me gruan e tij,  Antonella Roccuzzo dhe djalin tjetër, Thiago.

Argjentinasi  publikoi një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shfaqet i buzëqeshur pranë familjes së  tij.

Në foto vërehet edhe dekori i mrekullueshëm me balonë të kaltër që ishte përzgjedhur për festën e ditëlindjes së Mateos./21Media