Messi gol dedikuar luftës kunder kancerit

Lionel Messi nga shumë cilësohet si futbollisti më i mirë në botë

Në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë Barcelona – Sevilla, Messi si zakonisht impresionoi me paraqitjen e tij, duke shënuar 2 gola në fitoren e Barcelonës 3 me 0 kundër Sevillës.

Në golin e parë që shënoi Messi festoi në një mënyrë të veçantë, që nuk e kishim parë më herët, duke “ngjyrosur” pjesën poshtë syve, shkruan rtv21.tv.

Shumë nga ju mund të mos e keni kuptuar këtë festim të tij, ngase zakonisht ai feston me gishtat drejtuar qiellit si falendërim zotit, mirëpo u kuptua se festimi i ri ishte dedikuar luftës kundër kancerit, si mesazh sensibilizues që ai e përdoron në organizatën e tij bamirëse./21Media

Back to top button