“U ndjeva i keqtrajtuar”

“U ndjeva i keqtrajtuar”

Legjenda e Argjentinës, Lionel Messi ka thënë që ishte afër largimit nga Barcelona gjatë vitit 2014, pasi u akuzua për mashtrim me taksa.

Pesë herë fituesi i topit të artë u akuzua se kishte fshehur të ardhurat nga viti 2007 deri në vitin 2009. Në fund, Messi u shpall fajtor dhe u dënua me 21 muaj burg dhe një shumë prej 2 milionë euro, por ai iu shmang dënimit me burg duke paguar një gjobë prej 252,000 €, në korrik të 2017.

Sulmuesi i Barcelonës e pranoi se, kur u akuzua fillimisht, ai dëshiroi të largohej nga Spanja dhe foli me disa klube në lidhje me një largim të mundshëm nga Camp Nou, megjithatë nuk mori asnjë ofertë konkrete.

“Unë doja të largohesha në atë kohë, jo të largohesha nga Barcelona por të largohesha nga Spanja. U ndjeva i keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Derën ma hapën shumë klube, por kurrë nuk morra një ofertë zyrtare”, tha ai.

Messi në ndeshjen e fundit të Brcelonës kundër Sevillas, luajti 90-të minuta dhe shënoi golin e parë personal, për sezonin 2019\20./21Media