Pique: Messi është i përkushtuar ndaj Barçës

Pique: Messi është i përkushtuar ndaj Barçës

Sipas një raporti nga El Pais, Lionel Messi, mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi i Barcelonës ka nënshkruar kontratën e re në vitin 2017, ku ka kërkuar nga klubi spanjoll që ai të ketë mundësinë të largohet nëse ai dëshiron, në fund të çdo sezoni.

Këtë e ka konfirmuar edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

Po e di që Messi mund të largohet nëse ai do. Por, kjo nuk më shqetëson sepse ai është i përkushtuar ndaj Barcës”, tha ai.

Kontrata e Messit përfundon në vitin 2021, por nëse ai dëshiron mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezonit, me parametra zero.

Sulmuesi argjentinas ka thënë që në Europë, Barcelona do të jetë i vetmi ekip për të, por nuk e përjashton mundësinë të luajë në Argjentinë./21Media