Një muaj pa Messin?

Një muaj pa Messin?

Leo Messi ka munguar në dy ndeshjet e para të La Ligës për Barcelonën.

Ai nuk u paraqit për shkak të një dëmtimi të pësuar në pulpën e këmbës së djathtë. Thuhej se Messi do të rikthehej në fushë pikërisht në ndeshjen ndaj Betisit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Raportohet se gjendja e tij është përkeqësuar dhe se ai mund të mbetet jashtë fushave për një kohë më të gjatë.

Sipas Radio Catalunya, thuhet se frika e skuadrës së Barcelonës është e madhe për shkak se ai mund të mungojë për 30 ditë, duke humbur kështu edhe ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.